Neza: Efekti i presionit te klima e besimit ndaj SPAK-ut është zero. Hakerimi i materialeve s’e ndalon procesin (VIDEO)

Neza: Efekti i presionit te klima e besimit ndaj SPAK-ut është zero. Hakerimi i materialeve s’e ndalon procesin (VIDEO)

Analisti Sami Neza tha në MCN Live se edhe presioni ndaj SPAK-ut nuk duhet parë gjithmonë si negativ. Neza tha se presioni për hetimin e çështjeve zgjedhore ndërton sensibilitete brenda SPAK-ut për trajtimin e tyre. 

Ky është një problem, por SPAK-u duhet të jetë i përgatitur për një presion që i vjen nga institucione të ndryshme. Për sa kohë do preken interesa, do ndalohen interesa, që realizohen duke shkelur ligjet, do ketë edhe sulme, shantazhe ndaj SPAK-ut. Mund të jetë një ndër çështjet e lehta që përballohen nga SPAK.

Duhet shikuar në dy anët kjo çështje. Nëse modulojmë presionin që shkon te SPAK-u, është një qasje e gabuar që s’arrin ta identifikojë mire problemin. Kemi pasur presione dhe kritika ndaj SPAK-ut për procese të veçanta, për prokurorë të veçantë të SPAK-UT. Rasti Veliaj, kritikat e kreut të opozitës ndaj SPAK-ut. Ne s’mund ta modelojmë presionin ndaj SPAK-ut si presion negativ. Kryesisht presionet lidhen me çështje të krimeve zgjedhore, që sipas opozitës duhet të ishin trajtuar nga SPAK-u.

Nuk mendoj se kjo e dëmton SPAK-un, por ndërton sensibilitete brenda SPAK-ut për të trajtuar këto çështje. Në rastin e Veliajt është histori tjetër, është në kushtet e konfliktit të interesit, shantazhit kryesisht mediatik. Kjo është histori tjetër që ndërton penalitete. Efekti i presionit te klima e besimit ndaj SPAk-ut është zero, sepse klima e besimit ka qenë e qëndrueshme. 80 për qind e popullsisë kanë besim te SPAK-u. SPAK-u duhet ta lexojë këtë jo thjesht si besim, por si pritshmëri, dhe nëse nuk realizohen pritshmëritë, është shumë e lehtë të shkallohet besimi”.

Duke folur për hakerimin e materialeve të SPAK, Neza tha se çdo veprim që kryhet në kompjutera lë gjurmë.

I pyetur kush është më i interesuar të ndërhyjë, Neza tha: “Marrja e këtyre dokumenteve mund ta vështirësojë apo lehtësojë, por s’mund ta ndalojë procesin”. 

Sipas analistit SPAK s’është i cenueshëm pasi buron nga Kushtetuta dhe kërkon konsensus të gjerë. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy