Soreca: Vlerësimi i nevojave pas tërmetit, kusht për konferencën e donatorëve

Soreca: Vlerësimi i nevojave pas tërmetit, kusht për konferencën e donatorëve

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me ministrin fuqiplotë për adresimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Në takimin ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të OKB-së në Shqipëri si dhe të Bankës Botërore, është shtruar nevoja për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë natyrore.

“Sot takova Ministrin Bledi Çuçi, së bashku me United Nations Albania dhe World Bank, për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë. Ky është një kusht thelbësor për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve”, theksoi Soreca.

Dje kryeministri Rama pas takimeve të zhvilluara në kuadër të samitit të NATO-s në Londër, paralajmëroi se kishte marrë zotimin për një konferencë të madhe donatorësh në ndihmë të Shqipërisë së pas tërmetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy