Seancë maratonë/ Kuvendi miraton pr.ligjet për studentët e Mjekësisë, legalizimin e kanabisit dhe Akademinë e Shkencave

Seancë maratonë/ Kuvendi miraton pr.ligjet për studentët e Mjekësisë, legalizimin e kanabisit dhe Akademinë e Shkencave

Kuvendi i Shqipërisë me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenim, miratoi ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industrial. Kjo nismë e qeverisë pati sërish përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, ku kjo e fundit akuzohej se po i jepte një mundësi të artë krimit që të kishin Shqipërinë territor të lirë për të kultivuar bimë narkotike. Ndërkohë, Qeveria deklaroi se me këtë projektligj synon rregullimin dhe mbikëqyrjen e kultivimit, përpunimit, qarkullimit, si dhe eksportimin e bimës së kanabisit të nënprodukteve të tij dhe produkteve përfundimtare për qëllime mjekësore dhe industriale. Tre votat abstenuese u përkisnin deputetëve socialistë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe. Po ashtu u miratua me 71 vota pro dhe 23 kundër dhe ligji i cili u jep mbështetje studentëve të mjekësisë të cilët pas studimeve vendosin të kontribuojnë në vendin tonë për një periudhë 2-3 apo 5 vjeçare. Kjo nismë e qeverisë për frenimin e ikjes së studentëve nga vendi i tyre, solli pakënaqësi tek mjekët e rinj, të cilët akuzuan qeverinë se po i kthen pas në kohën e komunizmit. Në të njëjtën linjë qe edhe opozita, të cilët përsëritën se nisma është antikushtetuese. Nga ana tjetër, ministret e Arsimit dhe Shëndetësisë, Kushi dhe Manastirliu theksuan disa herë se në të tilla raste, kur ka mungesë të burimeve njerëzore, shteti merr masa, andaj ligji jo vetëm që nuk është antikushtetues por është i nevojshëm. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nënvizoi se nëse pr/ligji nuk miratohej në seancën e fundit plenare, do ishte shumë vonë. Gjithashtu, Kushi përmendi edhe koston e ulët krahasuar me shpenzimet që qytetarët shqiptarë paguajnë përmes taksave për studentët e Mjekësisë, gjë që sipas saj nuk do ishte e drejtë të shpërbleheshin me mungesë të ‘bluzave të bardha’. Duhet theksuar se Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor nëse ligji miratohet në Kuvend, ata janë shprehur se do të vijojnë protestat deri në fund madje kanë parlajmëruar se ligjin do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Gjithashtu Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. Ligjin për Akademinë e Shkencave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy