Basha rikthehet në krye të PD. Gjana: Votuan 16 109 anëtarë

Basha rikthehet në krye të PD. Gjana: Votuan 16 109 anëtarë

Lulzim Basha u shpall fitues i garës për kreun e Partisë Demokratike. Në përfundim të procesit të numërimit, kreu i komisionit zgjedhor, Jemin Gjana, tha se Basha ka marrë 16 109 vota, ndërsa rivali i tij Gjergji Hani 1657 vota. Në total në zgjedhjet për kryetar morën pjesë sipas PD-së 18 052 anëtarë. 199 fletë dolën të pavlefshme gjatë numërimit. Gjatë procesit të numërimit, mediat nuk u lejuan në qendra. Numërimi është kryer me dyer të mbyllura, një praktikë e pazakontë kjo gjatë zgjedhjeve të tjera. Gjatë procesit të votimit për kryetarin e PD-së sot ra në sy pjesëmarrja e vetëm 8 nga 52 deputetët e zgjedhur nën siglën e PD-së. Po ashtu, listat e votuesve pa numra rendorë krijuan konfuzion, ndërsa për anëtarët që shkuan për të votuar dhe nuk gjetën emrin në listë, PD tha se përdori lista të veçanta pasi ata paraqitën kartat e identitetit. Në zgjedhjet për kryetar të PD-së morën pjesë afërsisht gjysma e anëtarësisë. Megjithëse nuk ka ende shifra zyrtare për totalin e votuesve, në sy ra interesi i ulët i demokratëve të Vlorës, vetëm 10% e anëtarëve me të drejtë vote e ushtruan atë për të zgjedhur kryetarin e ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy