Çarçani: S’bëj tifo për asnjë ekip shqiptar. Drejt gazetarisë sportive më shtyu pasioni i “çmendur”

Çarçani: S’bëj tifo për asnjë ekip shqiptar. Drejt gazetarisë sportive më shtyu pasioni i “çmendur”

Gazetari sportiv Gerti Çarçani tha në emisionin “Stay Tuned” se nuk bën tifo për asnjë nga ekipet shqiptare, ndonëse ka legjenda urbane, sipas së cilave aludohet se ai mbështet Partizanin. “Nuk bëj tifo për askënd. Më faturojnë të tërë si tifoz i Partizanit, por jo. Madje tifozët janë aq të zjarrtë sa mund të thonë shiko se ndeshjen e Partizanit e transmetove në kanalin qendror të MCN, ndeshjen e Tiranë e çove në MCN 24, përmes platformës Tibo, sepse je tifoz i Partizanit! Janë legjenda urbane pa fund, edhe fyese, por unë zbavitem me to. Ata nuk i dinë teknikalitetit, rruga kontraktuale, afatet kontraktuale dhe mundësitë teknike. Ne bëmë maksimumin që ta transmetonim edhe ndeshjen e Tiranës, nuk kishim mundësi sepse një kanal kemi, gjetëm një artificë përmes një platforme pay”, tha ai. Ndër të tjera Çarçani zbuloi se ka një diplomë si jurist dhe ka qenë pasioni i “çmendur” që e shtyu drejt gazetarisë sportive. “Unë e kam çdo gjë të arritur edhe me shumë sakrifica, nuk më ka ardhur asgjë nga qielli. Ka qenë një pasion i kultivuar edhe në kohën kur kam qenë me studimet e larta. Unë kam librezën apo diplomën për jurist, por s’e kam ushtruar asnjë ditë, sepse paralel me këto studime kisha filluar karrierën mediatike. Një pasion i çmendur, i kultivuar. Nuk kam diplomë për gazetari. Pasioni erdhi me radion, ka një rregull TV, duhet të kalosh nga radio. Radio është shkollë, manual, që të bëhesh figurë ekrani, që s’ke defiçite profesionale në televizion. Nëpërmjet radios është një fakultet më vete për të vazhduar në televizion”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy