“Coast to coast”, përgjimet zbulojnë bisedat e drogës dhe në dasma dhe varrime

“Coast to coast”, përgjimet zbulojnë bisedat e drogës dhe në dasma dhe varrime

Dokumenti bashkëngjitur i siguruar nga MCN Tv dokumenton disa nga përgjimet e trafikantëve të drogës të zbuluar gjatë operacionit të koduar “Coast to coast”. Në biseda mes anëtarëve të grupit të trafikantëve shihen biseda lidhur me trafikun e drogës, ku të përfshirët nuk e ndërpresin komunikimin lidhur me aktivitetin kriminal, as kur janë në dasma apo varrime. Nga bisedat mes personave në përgjim, bashkëbiseduesit thonë se sa të mbarojnë sebepin dhe do të merren me “porosinë”. Në një prej kontrolleve në një nga pikat e kalimit kufitar drejt Maqedonisë, polici pyet "çfarë ke aty", ndërsa i ndaluari Shpëtim Pjeshka thotë se janë 15 kg drogë. Ndërkohë sipas përgjimeve, efektivi i policisë telefonon drejtorin dhe i thotë se bëhet fjalë për 100 kilogramë lëndë narkotike heroinë, të fshehur në gomën e një kamioni. Një ditë më parë SPAK dhe Policia e Shtetit njoftuan goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, me veprimtari kriminale të përsëritur në fushën e trafikimit të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, marijuanë dhe kanabis sativa, me vlerë tregu 2 700 000 euro. Janë caktuar 21 masa sigurie personale, shërbimet e policisë kanë ekzekutuar 20 prej tyre. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Strukturat qendrore të Policisë së Shtetit, si rezultat i punës intensive me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara për disa raste të trafikimit të lëndëve të ndryshme narkotike, kanë iniciuar procedimin penal nr. 249, të vitit 2020, procedim i cili u ndoq nga SPAK dhe GJKKO. Si rezultat i provave të siguruara nga një hetim intensiv dyvjeçar, me metoda proaktive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Coast to Coast”, për të cilin u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për 18 shtetas, konkretisht: Endrit Bakiu, 44 vjeç, banues në Tiranë; Suko Pajo, 57 vjeç, banues në Vlorë; Arian Tola, banues në Durrës; Fatjon Çami, 43 vjeç, banues në Tiranë; Viron Lekaj, 60 vjeç, banues në Vlorë; Artan Agalliu, 46 vjeç, banues në Durrës; Shpëtim Pjeshka, 64 vjeç, banues në Elbasan; Jani Çavo, 58 vjeç, banues në Tiranë; Kudret Rustemaj, 61 vjeç, banues në Vlorë; Besnik Ruçi, 44 vjeç, banues në Durrës; Pirro Çapi, 44 vjeç, banues në Durrës; Jani Meçja, 51 vjeç, banues në Elbasan; Edmond Kabashi, 42 vjeç, banues në Korçë; Tomi Hila, 40 vjeç, banues në Librazhd; Leonard Ndregjoni, 46 vjeç, banues në Librazhd; Artin Kurti, 39 vjeç, banues në Prrenjas; Astrit Miska, banues në Librazhd; Ervis Cilo, 40 vjeç, banues në Elbasan; Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Coast to Coast”: -u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për shtetasin Marash Gjoni, 55 vjeç, banues në Shkodër; -u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për shtetasen Sonila Sula, 33 vjeçe, banuese në Tiranë; -u shpall në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, shtetasi A. S., 50 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e thelluara hetimore të kryera nga Policia e Shtetit dhe agjenci ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë siguruar në Siri, Turqi dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, 32.4 kg heroinë, 35.17 kg kokainë, 100.8 kg cannabis sativa dhe 30.64 kg marijuanë, droga të cilat janë trafikuar gjatë periudhës 09.02.2021-16.11.2021, në Greqi, Shqipëri, Itali dhe në vende të tjera të BE-së. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Artur Sulaj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë krim të organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy