Tre minorenë, të cilët vranë me thikë një të ri shqiptar në Itali korrikun e vitit të shkuar kanë marrë dënimin nga gjykata.
Pas procesit të shkurtuar, minorenët latinë me pseudonimet «Ciango», «Plante» e «Kabro», janë dënuar me nga 10 vite burg për vrasjen e kryer në një tram.
Në korrik të vitit të shkuar, 18-vjeçari shqiptar Albert Dreni u qëllua me thikë nga tre anëtarët e bandës rivale. Katër goditje në gjoks e çuan të riun shqiptar në komë nga e cila nuk doli më. Ai ndërroi jetë në spital pak ditë më pas.



