Dy qytetet më të mëdha të Brazilit, respektivisht Sao Paulo dhe Rio de Janeiro, shënuan të dielën temperaturat më të larta të vitit 2023.
Në megalopolin e Sao Paulos, termometrat shënuan 36.9 gradë, duke kaluar vlerën 36.5 gradë të regjistruar më 24 shtator.
Në Rio, temperatura ishte edhe më e lartë. Në Irajá, në pjesën veriore të qytetit, termometri shënoi 42.5 gradë.
Sipas sistemit Alerta Rio, dje rreth orës13:55 në Irajá temperatura arriti në 50.5 gradë.



