Kina: Vaksinat tona kanë efektivitet të ulët (VIDEO)

Kina: Vaksinat tona kanë efektivitet të ulët (VIDEO)

Kina pranon se vaksinat e prodhura në këtë shtet, përfshirë Sinovac që po përdoret në Shqipëri, kanë efektivitet të ulët. Drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu deklaroi se Vaksinat kineze "nuk kanë norma shumë të larta mbrojtjeje" dhe se qeveria në Pekin po konsideron përdorimin e tyre në kombinim me vaksina të tjera për t’ia rritur efektivitetin.

Vaksinat nga dy prodhues shtetërorë të ilaçeve, Sinovac dhe Sinopharm, janë eksportuar në 22 vende përfshirë Meksikën, Turqinë, Indonezinë, Hungarinë dhe Brazilin, sipas ministrisë së jashtme kineze.

Efikasiteti i një vaksine Sinovac në parandalimin e infeksioneve u zbulua të ishte deri në 50.4% nga studiuesit në Brazil, afër pragut prej 50% në të cilin ekspertët e shëndetit thonë se një vaksinë është e dobishme. Nderkohe qe, vaksina Pfizer-BioNTech ka rezultuar të jetë 97% efektive.

Një zëdhënës i kompanisë Sinovac, pranoi se janë identifikuar nivele të ndryshme efektiviteti, por tha se kjo mund të jetë për shkak të moshës së njerëzve në një studim, llojit të virusit dhe faktorëve të tjerë.

Zëdhënësi i Sinovac, tha se studimet zbulojnë se mbrojtja "mund të jetë më e mirë" nëse koha ndërmjet vaksinimeve është më e gjatë se 14 ditë, por nuk la të kuptohet se kjo mund të bëhet praktikë standarde.

Shqipëria ka siguruar mbi 1 milionë vaksina kineze të kompanisë Sinovac, dhe me dozat e mbërritura po vaksinohen kryesisht të moshuarit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy