Luan Baçi nga studio e të Paekspozuarit në lidhje me shkarkimin e tij deklaroi se dorëheqja nuk jepet me mesazh dhe se nuk ka një shkresë që ai jep dorëheqjen. Ndër të tjera ai theksoi se pas tij do digjen edhe mera të tjerë, kolegë të tjerë në mënyrë që Basha të mbuloj mënyrën se u shkarkua Baçi. Ai shtoi se vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pas forltores së Berishën në Fier dhe pritjes madhështore që këtij të fundit ju bë.
Nuk ka asgjë të keqe të propozosh dikë tjetër në vendin tim por dhe unë isha gati të propozoja nëse do më kërkonte. E rëndësishme është se unë jam në krye të degës për shumë vite dhe nuk kam dhënë dorëheqje me shkrim por në korrikun e vitit të kaluar kur filloi propozimi i kandidaturave mu kërkua dhe kërkova nga Gazmend Bardhi se jam i disponueshëm për të dhënë dorëheqjen nëse kandidoj.
Nuk ka qenë dorëheqje por një qëndrim në dispozicion. Gjithsesi ky është problem, dega e priti me irritim një vendim të tillë pasi nuk është vendim statuor për të mirën e partisë por një lloj hakmarje ndaj qëndrimit të PD në Fier. Dega e Fierit ka qenë një model në këto 8 vite duke përballuar çdo gjë dhe duke pasur rezultat të mirë dhe gjatë procesit zgjedhor mbajnë emrin e Luan bBaçit. Një vendim i tillë në një situatë të tillë është shumë e tollovitur pas disa vendimeve të tjera të mëparshme.
Dorëheqja nuk jepet me sms. Nuk ka një shkresë që unë jap dorëheqjen. Ska arsye shkarkimi, mbështetur në një sms të një viti më parë që vihet në dispozion dorëheqja. Do digjen dhe të tjerë kolegë për të mbuluar mënyrën se si u shkarkova unë. Salianji duhet ta dijë se nëse ka pasur një mbledhje të kryesisë besoj se ka qenë në mbrojtjen time.
Ajo që mund të theksoj është se dorëheqja ime ka ardhur pas foltores së Sali Berishës në Fier dhe pritjes madhështore që atij ju bë. Megjithatë theksjo se pas gjithë kësaj ne do bëhemi sërish bashkë sepse kundërshtatri ynë i vetëm është Edi Rama.



