Foto / Koncert bamirësie ne Mançester  “JO” terrorizmit

Foto / Koncert bamirësie ne Mançester “JO” terrorizmit

13 ditë pas sulmit në koncertin e Ariana Grandes, ku humbën jetën 22 persona, Mançesteri i thotë “JO” terrorizmit dhe frikës.

Këngëtarja amerikane u rikthye në qytetin britanik mbrëmjen e së dielës, duke kryesuar një koncert bamirësie për 50 mijë fansa në “Old Trafford”, më pak se 3 km larg “Manchester Arena”. Këtë herë, Grande nuk ishte vetëm, por e shoqëruar nga një sërë emrash të njohur të muzikës, të cilët e shndërruan koncertin në një mbrëmje uniteti, shërimi dhe gëzimi.
Pavarësisht rrethanave, atmosfera festive dominoi shfaqjen.

“Ju dua shumë dhe mendoj se kjo lloj dashurie e uniteti që po tregoni është ilaçi që i duhet botës”, tha Ariana Grande.
Grande, e cila në disa raste nuk ka mundur t’i përmbajë lotët, performoi me Miley Cyrus dhe Black Eyed Peas, ndërsa mes pjesëmarrësve të tjerë në koncertin e quajtur “One love Manchester” ishin Katy Perry, Coldplay, Robbie Ëilliams, Liam Gallagher dhe Justin Bieber.

Të pranishmit duket se e shijuan në maksimum mbrëmjen dhe jo vetëm fansat, por edhe efektivët policorë e stafi mjekësor, që kërcyen e kënduan bashkë me këngëtarët. Grande u shfaq disa herë gjatë koncertit dhe tha se kishte ndryshuar listën e këngëve në momentin e fundit, pas një takimi me nënën e 15-vjeçares Olivia Campell-Hardy, e cila ishte mes 22 viktimave të sulmit.
Ajo këndoi gjithashtu “Don’t Look Back in Anger”, në një duet me Chris Martin, përpara se ky i fundit të shoqëronte vokalistin e Oasis, Liam Gallagher, në këngën “Live Forever”. 
Organizatorët thanë se eventi kishte grumbulluar 2 milionë paund për viktimat dhe familjarët përmes donacioneve “online”, duke e çuar totalin e fondit “Ne e duam Mançesterin” në më shumë se 10 milionë paund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy