
Një qytetar nga Laçi është futur në grevë urie jashtë ambienteve të Bashkisë Kurbin, pasi pretendon se ky institucion po i përdor pronën për hedhjen e inerteve. Anton Meta paralajmëron përshkallëzim të veprimit të tij, në rast se institucioni vendor nuk e kompenson për dëmin e shkaktuar.



