Nuri: Rama i shqetësuar pas prangosjes së Veliaj, do ketë arrestime të tjera të bujshme (VIDEO)

Nuri: Rama i shqetësuar pas prangosjes së Veliaj, do ketë arrestime të tjera të bujshme (VIDEO)

Avokati Franc Nuri thotë se reagimi i Kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj sado teatral të jetë, e ka shqetësimin real.

Ai tha për MCN Live se Edi Ramës jo vetëm i ka ikur nga dora drejtimi i Tiranës, por edhe skenat që u panë në sheshin “Skënderbej” me punonjësit e bashkisë, apo vajtja 3-4 herë në pak ditë në bashkinë Tiranë, tregon se duket sikur i ka dalë pak situata nga kontrolli dhe po përpiqet të tregojë se ka qëndrueshmëri politike.

Veliaj sado i anatemuar ka peshën e tij, largimi i tij në arrest me burg, patjetër që do të ndikojë për keq në fushatën e Partisë Socialiste.

Besoj se me ngjarjet e pritshme që përflitet se do të ketë arrestime të tjera, edhe të bujshme, patjetër që do të ketë impakt.

Impakti do të jetë në të gjitha krahët nëse goditja do të jetë në të gjitha krahët.

Deri më tani, përjashtuar rastin e Erion Veliajt goditjet kryesisht kanë qenë ndaj opozitës.

Në këtë periudhë po ndodh një hetim i përqendruar ndaj eksponentëve në detyrë të Edi Ramës.

Se më parë ka pasur goditje ndaj ish-eksponentëve. Veliaj është i pari zyrtar socialist i arrestuar në zyrën e shtetit.

Pritet të shohim se sa thellë do u shkohet hetimeve atyre dosjeve të bujshme që janë denoncuar ndër vite nga Partia Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy