Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Korrespondenti i MCN TV mëson se për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Nikolin Lekstakaj, 42 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre, ku viktima është qëlluar sapo doli nga supermarketi. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që kanë nisur një hetim mbi krimin. Nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, 3 muaj më parë në lokalin e tij në Shëngjin. Gjakmarrja është një nga pistat kryesore ku po hetohet. Në njoftimin e "Bluve" thuhet: "Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve".



