“Xhadat” - QSUT ka paguar 25 milionë lekë mirëmbajtje në dy muaj, për ashensorë që bien

“Xhadat” - QSUT ka paguar 25 milionë lekë mirëmbajtje në dy muaj, për ashensorë që bien

Dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ashensori i urgjencës ra, ku mbetën të plagosur një paciente 80 vjeç dhe barrelisti.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë në komisariatin nr. 4 është shoqëruar tekniku i kompanisë që është kontraktuar nga QSUT, për mirëmbajtje dhe kolaudimin e ashensorëve.

Por sa para ka shpenzuar në këto dy muaj Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për riparim dhe mirëmbajtje ashensori?

Emisioni investigativ “Xhadat” ka hulumtuar të dhënat e thesarit dhe sipas detajimeve për 5 kontrata të lidhura janë harxhuar mbi 25 milionë lekë të vjetër për muajt mars - maj.

Pagesat e këtyre kontratave janë kryer në datat 11 mars, 12 prill, 21 prill dhe në 12 maj.

Por inspektoriati shtetëror i mbikqyrjes së tregut ka informuar se në bazë të inspektimit të kryer, rezulton se për ashensorin e rrëzuar në QSUT është kryer vetëm ekzaminimi fillestar nga një organ i miratuar, por nuk është kryer regjistrimi i ashensorëve në zbatim të Ligjit 10 489 i vitit 2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’.

Pra QSUT ka paguar 25 milionë lekë të vjetër për ashensorë të paregjistruar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy