Banori i  Laprakës: Projekti i "Unazës së Madhe" është devijuar për t'i dhënë tokën biznesmenëve! Do të përshkallëzojmë protestat (VIDEO)

Banori i Laprakës: Projekti i "Unazës së Madhe" është devijuar për t'i dhënë tokën biznesmenëve! Do të përshkallëzojmë protestat (VIDEO)

Shkumbin Hasani, banor i zonës së Laprakës thotë se kontratat që propozon qeveria për dëmshpërblimin e qytetarëve në kuadër të projektit të "Unazës së Madhe" janë një mashtrim total, pasi nëse do të ishin serioze do të përmbanin disa kritere, si emrin e pronarëve të këtyre banesave që do prishen si edhe vendin ku do të strehohen bashkë me familjet e tyre.

I ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv, Hasani theksoi se në zonën ku ai jeton punonjës nga ALUIZNI i kanë kërkuar banorëve 5 mijë euro për të bërë letrat e shtëpisë.  

Kontratat janë mashtrim total. Përse them mashtrim total, duan të vjedhin pronë tonë, unë e kam shtëpinë në proces legalizimi. Kanë ardhur dy herë kanë bërë matje, duhet ë jepja  5 mijë euro. 5 mijë euro që të më bënte letrat e shtëpisë sekseri i ALUIZNI-t. Korrupsioni i Artan Lames. Ata duan të marrin pronat dhe kjo nuk është kontratë e rregullt, pasi nëse do ishte e rregullt shteti do vinte me kontratë në emrin tim, do të përcaktohej vendi me emrin tim. 300 mijë lekë është një shtëpi me dy dhoma në Laprakë. Bonusi i qirasë është 200 mijë lekë, nëse shteti jep shtëpi sociale, unë paguaj 150 mijë lekë por nuk është e imja, nëse vjen dikush tjetër më heq. Jam dakord që të bëhen rrugët, për këta pak shqiptarët që po ikin këtu.

Qeveritarët tanë duan të shpopullojnë Shqipërinë. Unë nuk do të lëviz, nuk dua të ik, por fëmijët do i nxjerr jashtë. I them shtetit dhe kryeministrit rrugëzgjidhje ka sa të duash,  kam kërkuar takime me kryeministrin. Avokatja e Popullit nuk është marrë me ne. Propozimi im, duhet të vijnë në terren, ARRSH, minstritë. Do bëhet 90 metra gjerësi rruge.

Hasani tha se do prishen shtëpitë e banorëve për t’i dhënë biznesmenëve tokat e qytetarëve për të ndërtuar pallate. Duke vijuar shpjegimin e tij, banori theksoi se projekti është devijuar nga Zamir Mane dhe paralajmëroi përshkallëzim të protestave. Sipas Hasanit nëse banorët nuk marrin atë që i takon situata do të precipitojë.  

Është rasti i freskët i Salillarit. Salillari po ndërton ngjit me rrugën. Janë 90 metra. Do prishen shtëpitë për t’i dhënë Salillarëve të tjerë ose dhe atij Salillarit tokën tonë për të bërë pallat. Bën pallatin Salillari, ai të më fusë mua aty, bën dhe rrugën. Ose t’i japë paratë popullit, kam 30 vite aty, më takon me ligj.

Kam përmend emra dhe në protestat që kam bërë. Emrat ja përmend se janë shkaktarë të devijimit të kësaj unaze. Projekt i “Unazës së Madhe” së Adil Çarçanit nuk vinte tek ne. Projekti u devijua. Veliaj është ai që ka dalë me duar me bojë të bënte muret me bojë, i pëlqyen lekët ati tani?

Projekti është devijuar, projektin e ka devijuar Zamir Mane. Projekti ka qenë për të kaluar sipër fabrikës së tullave, por për të bërë pallatet Zamir Mane kalon projekti në hapësirë tjetër. Ose dhe Zamiri të bëjë pallatet dhe të na strehojë ne. Ndryshimi i projektit është bërë me dallavere. Në lagjen time, kati i dytë është me letra dhe kati i parë pa letra. Donin 5 mijë euro për të më bënin letrat e shtëpisë. Këto janë bërë nëpërmjet ryshfeteve, këto të kadastrës njërit ja kanë bërë e tjetrit jo.

Unë do të vazhdoj të dal në protesta, protestat do t’i vazhdojmë me bllokim rruge, tek zyrat që mbajnë përgjegjësi për të na dhënë letrat. Mund të ketë protesta me dhunë. Forca e fundit do të jenë kur të vijnë me prish shtëpinë. Në lagjen time do të ketë shumë plagosje. Një thikë buke  e kam tek sht%pia Nëse vjen të më prishë shtëpinë pa më dhënë zgjidhje, unë do rri në shtëpi, nuk do dal ta therr në rrugë.  

Te kontaktuar nga redaksia Grupi BALFIN u shpreh se nuk ka projekte zhvillimore, ndertimore apo infrastrukture ne zonen qe preket nga gjurma e unazes ne kete zone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy