Shtëpia e Bardhë konfirmoi se ka bllokuar një dërgesë armësh në Izrael.
Vendimin e bëri të ditur Këshilli i Sigurisë Kombëtare Amerikane, duke saktësuar se politika e mbështetjes për Izraelin nuk ka ndryshuar.
“Shtetet e Bashkuara dhanë miliarda dollarë ndihmë për sigurinë e Izraelit pas sulmeve të 7 tetorit. Miratuan grantin më të madh suplementar dhe udhëhoqën një koalicion të paprecedentë për të mbrojtur Izraelin nga sulmet iraniane", tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ndërkohë ministri i Mbrojtjes në Izrael Yoav Gallant është shprehur gjatë një bisede me Lloyd Austin se Hamasi nuk la zgjidhje tjetër veç fillimit të operacionit në Rafah.



