“Anglishtja, gjuhë dibrançe e shqiptuar keq”/ Sazan Guri sjell faktet nga studimi i tij i ri mbi origjinën e gjuhës shqipe

“Anglishtja, gjuhë dibrançe e shqiptuar keq”/ Sazan Guri sjell faktet nga studimi i tij i ri mbi origjinën e gjuhës shqipe

“Anglishtja, gjuhë dibrançe e shqiptuar keq!” me këtë thënie provokuese, studiuesi Sazan Guri prezantoi tezën e tij të re rreth rrënjëve të lashta të gjuhës shqipe.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Guri foli për botimin e tij më të ri, të titulluar “Gjuha Shqipe”, ku ai paraqet argumentet e tij se shqipja është zanafilla e shumë gjuhëve të tjera.

Pas më shumë se 40 vitesh të mësuarit të anglishtes, si edhe të frëngjishtes e italishtes, arrita në një zbulim që ndryshon këndvështrimin mbi gjuhët perëndimore. 

Gjatë gjithë këtyre viteve nuk më kishte shkuar në mendje se në shumë prej këtyre gjuhëve, nëse u heqim rrokjet e katërta, të tretat apo të dyta të fjalëve, rrokja e parë nuk ekziston në vetë gjuhën, por ekziston në shqipe. 

Ai solli shembullin e fjalës “principatë”:

Sikur të shohim fjalën ‘princ’, ‘principal’, ‘primar’, rrokja e parë ‘pri’ nuk gjendet në rrënjë të këtyre gjuhëve, por është e pranishme vetëm në shqipe. 

Kjo rrokje është ajo që udhëheq kuptimin. Prej andej fillon logjika dhe domethënia e fjalës.

Sipas prof.Gurit, këto përfundime mbështeten nga një sërë studimesh që ai ka mbledhur.

Jo rastësisht, në 42 skema nga 42 institute ndërkombëtare që kam konsultuar, pohohet se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra rreth 8,500 vjeçare. 

Shqipja është zanafilla e çdo gjuhe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy