Presidenti aktual i Ekuadorit, Daniel Noboa, mban një epërsi prej një përqindjeje ndaj rivales së tij, kandidates së majtë Luisa Gonzalez, me rreth dy të tretat e votave të numëruara në votimin e së dielës.
Aktualisht, Noboa ka 45% të votave, ndërsa Gonzalez pason me 44%, një përqindje shumë më e lartë se sa pritej.
Me shifrat e deritanishme një balotazh në raundin e dytë duket i sigurt tani për tani.
Ndërkohë, Gonzalez e quajti rezultatin një “barazim statistikor” dhe një “fitore” për vendin.



