Një epidemi e frikshme po përhapet me shpejtësi në Afrikë. Të paktën 1300 raste të të prekurve me murtajë janë regjistruar deri tani. Dy të tretat e të sëmurëve dyshohet se janë të lidhura me pneumoninë, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo formë e murtajës mendohet se është më vdekjeprurësja. Ajo ndryshon nga murtaja bubonike, një variant i sëmundjes epidemike që u mori jetën rreth 50 milion njerëzve në vitin 1300.
Virusi që përhapet në ajër ka shënuar deri tani 1300 raste në Madagaskar, ku autoritetet shëndetësore janë vënë në alarm.
Murtaja pneumonike shpërndahet përmes ajrit. Një i infektuar bëhet rrezik për të tjerët nëpërmjet kollës. Sëmundja mund të çojë në vdekje brenda 24 orësh. Frikën për përphapjen e vrullshme të sëmundjes e shton fakti se zonat më në rrezik janë pika turistike të frekuentuara edhe nga eruopianët si ishujt Seychelles, Afrika e Jugut apo La Reunion.



