
Autoritetet shëndetësore në Londër kanë dhënë alarmin për klientët e një salloni thonjsh, të cilët dyshohet se mund të jenë ekspozuar ndaj një sëmundjeje ngjitëse, pasi një prej klienteve rezultoi pozitiv në analizat e hepatitit B. Autoritetet shëndetësore lokale u bënë thirrje klienteve të këtij salloni të bëjnë menjëherë analizat për HIV, hepatitin B dhe hepatitin C.
Hepatiti B është një virus që transmetohet përmes kontaktit me gjakun ose lëngjet e tjera të trupit të një personi të infektuar. Virusi sulmon mëlçinë dhe mund të kthehet në sëmundje kronike.
Mjekët thonë se edhe pse rreziku i infektimit nuk është shumë i lartë, ai mund të merret në salon që ofrojnë shërbime si rregullimi i thonjve, rruajtja apo tatuazhet.



