
Parlamenti Europian ka përkrahur hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen. Hyrja, sipas asaj që presin euro-parlamentarët kroatë, mund të ndodhë në vitin 2019. Baza kryesore e propozimit të këtij ndryshimi të madh në sistemin e hyrjes e daljes nga BE-ja është se në Unioni nuk duhet të ketë shtete të rendit të dytë.
Çfarë do të thotë për një vend anëtar në BE dhe jo në Shengen?
Zona Shengen nuk është e njëjtë me atë të Bashkimin Europian. Shumë shtete anëtare në Bashkimin Europian nuk përfshihen në zonën Shengen, sic janë për shembull Irlanda, Rumania, Qipro dhe Bullgaria (më parë ishte dhe Britania e cila tashmë është në proces Brexit dhe Kroacia e cila ka hyrë së fundmi në zonën Shengen). Nga ana tjetër ka disa shtete të cilat janë zonën Shengen, por nuk janë anëtare të Bashkimit Europian, sic janë Norvegjia, Islanda, Lihtenshtenji dhe Zvicra. Tre “minishtetet” Vatikani, San Marino dhe Monako janë “de fakto” pjesë e Shengen-it. Por cfarë do të thotë të përfshihesh në zonën Shengen edhe kur një shtet nuk është anëtar i Bashkimit Europian? Të qënurit anëtar në BE u krijon shtetasve liri lëvizjeje, pa viza dhe pa kontroll në kufinj, sikurse u jepet e drejta të jetojnë në cilindo vend anëtar të BE-së. Por nëse shtetasit vijnë nga një vend anëtar i BE-së dhe jo pjesë e zonës Shengen, atëherë, ata duhet me domosdoshmëri të sigurojnë vizë për të udhëtuar dhe u kontrollohen pasaportat në cdo vend anëtar të BE-së dhe zonës Shengen. Megjithatë, muajt e fundit, për shkak të masave kundër terrorizmit dhe emigracionit, disa shtete si Gjermania, Austria dhe Hungaria kanë shtuar kontrollet në kufinj edhe për ata shtetas që udhëtojnë nga vendet anëtare të BE-së apo zonës Shengen.



