Qytet i lashtë nëntokësor i zbuluar në Turqi, drejt hapjes për turistët

Qytet i lashtë nëntokësor i zbuluar në Turqi, drejt hapjes për turistët

Një qytet i lashtë nëntokësor që daton në vitin 900 para Krishtit, më i madhi në Turqi, pritet të mirëpresë turistët që do të vizitojnë provincat jugore të vendit.

I zbuluar në vitin 2020 thuajse rastësisht pranë Midyat, një qytet antik jo shumë larg kufirit me Sirinë, vendi u zbuloi arkeologëve praninë e një labirinti të gjerë korridoresh dhe zonash të destinuara për jetën nëntokësore të një komuniteti të tërë.

Punimet kanë lejuar që aktualisht rreth 50 dhoma të pastrohen dhe të bëhen të aksesueshme, disa të zbukuruara me vizatime të lashta, të gjitha të lidhura me një rrjet tunel-korridorësh 120 metra të gërmuar në shkëmb.

Gjithsesi, gërmimet vijojnë pa pushim, pasi vlerësohet se i gjithë qyteti ka një sipërfaqe prej 900 mijë metrash katrorë dhe përmban edhe sipërfaqe të destinuara për varrim, kryerjen e riteve fetare, prodhimin e verës dhe ruajtjen e ushqimeve.

Duhet theksuar se në të gjithë rajonin, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, tradita e prodhimit të verës ka vazhduar deri në ditët e sotme.

Duket se ishte një vend ku njerëzit mund të strehoheshin nga moti i keq, sëmundjet dhe grabitqarët vdekjeprurës, por mbi të gjitha nga pushtimet e ushtrive armike.

Me kalimin e viteve, vendi i strehimit u bë një qytet i vërtetë i quajtur Matiate, pjesë e mbretërisë së Ashurnasirpal II, në krye të perandorisë Neo-Asiriane nga 883 deri në 859 para Krishtit.

Matiate ndodhet në zemër të Mesopotamisë së lashtë, e konsideruar djepi i qytetërimeve më të lashta në histori. Megjithatë, arkeologët theksojnë se është e vështirë të gjurmosh origjinën e qytetit.

Ka të ngjarë që vendi të jetë përdorur si një strehë përpara ardhjes së arabëve, kur rajoni u kontestua nga asirianët, persët, romakët dhe më pas nga bizantinët.

Studiuesit e fushës besojnë se Matiates u dha strehë hebrenjve dhe të krishterëve, të cilët praktikonin ritet e feve të tyre përkatëse dhe kërkuan shpëtim nga persekutimi nga Perandoria Romake.

Megjithatë, Matiate vazhdoi të jetonte edhe pas pasigurive politike dhe luftërave që goditën zonën, siç konfirmohet nga numri i madh i gjetjeve, duke përfshirë enët, veglat dhe artefaktet prej bronzi, të cilat arkeologët i kanë nxjerrë dhe tashmë janë të dukshme në muzeun arkeologjik aty pranë të Mardinit.

Puna po ecën përpara dhe në muajt në vijim kantieri do të jetë i hapur për turistët.

Në Turqi ka qytete të tjera nëntokësore, më të famshmit në Kapadokia, ku vizitohen nga dhjetëra mijëra turistë çdo vit.

Megjithatë, qyteti nëntokësor i Matiate, përveçse më i madhi për nga sipërfaqja, është i vetmi që nuk zhvillohet vertikalisht, por horizontalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy