Protesta e 7 korrikut/ Berisha: Hapi i parë i një lëvizje që do shpëtoj Shqipërinë nga regjimi Ramës

Protesta e 7 korrikut/ Berisha: Hapi i parë i një lëvizje që do shpëtoj Shqipërinë nga regjimi Ramës

Sali Berisha në një intervistë me gazetaren Viol Xhafaj në MCN TV ka komentuar lidhur me protesëtne  7 korrikut duke u shprehur se ajo ishte vetëm inaugurimi i një lëvizje të fuqishme e cila dos të shpëtojë vendin nga një regjim monist që sipas tij ka vendosur Edi Rama.

Ai tha se Rama ka kthyer në Partinë Socialiste modelin identik të Enver Hoxhës, ndërsa shtoi se vota është oksigjeni i jetës të një force politike të lirë.

Ky aksion politikë u inaugurua në 7 korrik, një opozitë e shoqërisë civile, në protestën mbase më të madhe në 30 vite ishte hapi i parë i një lëvizje të fuqishme e cila do të shpëtoj Shqipërinë nga një regjim që pasi u ka rrëmbyer shqiptarëve votën e lirë, po i grabit dhe plaçkit ata çdo ditë dhe pa ndërprerë, po u shkelmon, po u nxin reputacionin atyre duke i paraqitur si kanabistan, pra kjo lëvizje e cila nuk ka qëllim pushtetin e PD, por ka qëllim shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim dhe hapjen e rrugës që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë. Pra sot si rrjedhojë e rrëmbimit dhe dhunimit të votës së lirë, Edi Rama vendosi monizmin total, riktheu modelin e vjetër, dëshmoi të mos ngurojë as vendosjen e monizmit, një fenomen që për fat të keq kaloi pa u vënë re shumë nga media dhe shoqëria në tërësi, ai përjashtoi në tërësi votën nga PS, e riktheu këtë parti identik në modelin e Enver Hoxhës, duke e kthyer atë në forcën më të rrezikshme në Evropë dhe më gjerë sepse aty ku nuk hyn vota, hyn krimi, droga. Socialistët e ndershëm duhet ta dinë se në të shkuarën e saj Partia Socialiste ka qenë parti terroriste, e pohuar nga drejtuesit e saj se kishin kryer akte terroriste, por vota është oksigjeni i jetës të një force politike të lirë, Edi Rama ja përjashtoi kësaj partie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy