Marrëveshja për emigrantët, Marku: Mungesë transparence, protestat s’ndalen. Rrezik rendi dhe krimi i organizuar

Marrëveshja për emigrantët, Marku: Mungesë transparence, protestat s’ndalen. Rrezik rendi dhe krimi i organizuar

Kryetarja e Partisë Demokratike Lezhë, Alfrida Marku, protestën e një dite më parë kundër marrëveshjes së qeverisë për të sjellë emigrantët e shpjegon me mungesën e transparencës për këtë marrëveshje dhe cenimin e rendit dhe sigurisë.

Në një lidhje për MCN Live, Marku deklaroi se është njoftuar Drejtoria e Policisë Lezhë, ku të rinjtë do të vijonin protestat kundër marrëveshjes edhe me vendosjen e çadrave, por se nga Policia Bashkiake ka pasur kundërshti.

Ajo tha se në vijim të mungesës së transparencës nga kryetari i bashkisë Lezhë për të trajtuar këtë çështje transparence, të rinjtë nuk ndalen.

Nesër do të ketë marshim paqësor, që përkon me ditën e Pavarësisë, do të marshojnë në bulevardin kryesor, në kundërshtim të kësaj marrëveshje, e cila është në mungesë të transparencës, mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve dhe emigrantëve.

Për vendosjen e kampeve, bëhet fjalë për një zonë në Shëngjin, pjesa e portit dhe Gjadrit, një zonë me rëndësi strategjike ushtarake, nuk e dimë vendndodhjen e saktë, por dimë që aeroporti i Shëngjinit, dhe Gjadrit janë të rëndësisë së veçantë dhe në juridiksionin e Bashkisë Lezhë.

Unë e përjashtoj kategorikisht që kryetari i bashkisë nuk ka pasur dijeni. Edhe nëse është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, kryetari i bashkisë duhet të kërkonte transparencë dhe konsultim paraprak për këtë marrëveshje.

Nëse Kryeministri nuk merr parasysh kompetencën e kryebashkiakut Lezhë, atëherë pse kryetari i bashkisë nuk kërkon transparencë.

Është iniciativë individuale në vetë të parë e Kryeministrit, pa transparencë dhe pa u konsultuar, në kundërshtim me Kushtetutën, kjo marrëveshje i hap rrugë një shkelje masive të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Emigrantët janë të ekspozuar para trajtimi çnjerëzor dhe emigrantëve do iu mohohet e drejta për të ezauruar në mënyrë shteruese të drejtën e tyre për azil.

Një tjetër pikë pse banorët e Lezhës janë skeptikë, janë rendi dhe krimi i organizuar.

Është fakt i njohur që një nga fushat ku krimi i organizuar ekziston është trafikimi i qenieve njerëzore dhe në mënyrë të pashmangshme këta emigrantë që do sillen kundër dëshirës së tyre në Shqipëri, do të jenë eksponentë të trafikut të qenieve njerëzore.

Ne nuk jemi kundër emigrantëve dhe solidaritetit, por duhet të mbajmë parasysh kushtet që kemi. A jemi në kushte optimale për të pritur 36 mijë emigrantë në kushtet ku jemi, dhe në kushtet që është nënshkruar kjo marrëveshje, i hap rrugë shkeljes së të drejtave të njeriut.

Çështja e emigracionit duhet të gjejë zgjidhje në mënyrë kolegjiale nga BE.

Nuk e përballojnë supet e Shqipërisë, peshën për të zgjidhur një problematikë që i takon vendeve të Bashkimit Europian.

Sa i takon procesit të rindërtimit, deklaroi se në bashkinë Lezhë dhe Kurbin ende nuk ka përfunduar procesi i rindërtimit, ku 840 familje të pastreha dhe që nga marsi nuk marrin as bonusin e qirasë.

Për 53 familje në Lezhë nuk ka përfunduar procesi i rindërtimit dhe nuk ka një projekt konkret për të dhënë zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy