Kanadaja dërgon 25 mln dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kanadaja dërgon 25 mln dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kanadaja do të dërgojë një ndihmë ushtarake shtesë prej 25 milionë dollarësh për Ukrainën.

Lajmin e ka bërë të ditur Mélanie Joly, ministre e punëve të Jashtme dhe Anita Anand, ministre e Mbrojtjes Kombëtare në një njoftim të përbashkët për shtyp të hënën.

Forcat e Armatosura Kanadeze (CAF) do të ofrojnë gjithashtu dy avionë taktikë ajror C-130J dhe një ekip prej 40-50 personash për të paktën dy javë për të ndihmuar përpjekjet e NATO-s në Evropë.

“Ne po punojmë me aleatët tanë për të siguruar që personeli ushtarak ukrainas të jetë i pajisur siç duhet dhe së bashku me partnerët tanë në Poloni, po punojmë për të ofruar materialet e nevojshme ushtarake pa vonesë. Do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për të mbrojtur kombin dhe lirinë e tij.

Ukraina kërkoi drejtpërdrejt ndihmë nga Kanadaja për pajisje të tjera mbrojtëse për artikuj si maskat e gazit, mjete të blinduara të trupit, pajisjet e shikimit të natës dhe helmeta, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy