“Prokurori” vjen në kinema/ Doga: Ëndrra ime, ta vëmë Shqipërinë në qendrën e hartës kinematografike botërore (VIDEO)

“Prokurori” vjen në kinema/ Doga: Ëndrra ime, ta vëmë Shqipërinë në qendrën e hartës kinematografike botërore (VIDEO)

Në studion e MCN Informacion, regjisori Fatmir Doga rrëfeu punën pas serialit me 12 pjesë “Prokurori”.

Tematika e filmit krijoi akoma më shumë sesa prisja. Ishte kuriozitet i paparë, më shumë më interesonte pas filmit.

Filmi pasqyron shtresat e varfra, majat më të larta të politikës. Populli shqiptar shikon nëpërmjet tij atë që shpesh nuk mundet ta shikojë. I ke të gjitha aty pa filtra fare.

Skenarin e kam çuar në Netflix, kemi marrëveshje me ta. Filmi është në kinema në Cineplexx. HBO ka ardhur dhe e ka zgjedhur ta shohë. Nuk është thjesht një film enkas për shqiptarët. Do të filmohet në të gjitha vendet e botës.

Pjesë e filmit është edhe një prej yjeve të Hollivudit, Denny Glover. Doga shpjegoi si e vendosi kontaktin me të.

Emri i tij mu shfaq qëkur u shkrua skenari. Kur kërkova ta marr, më thanë mund të të japim dikë tjetër. Në momentin që e mori skenarin, më bëri shumë pyetje. Ai përfaqëson politikën amerikane në Shqipëri. Roli është shumë i rëndësishëm. Ata që janë stars janë njerëz shumë të thjeshtë.

Nuk kam pasur asnjë lloj sugjerimi. Bëra audicione të hapura në Shqipëri. Nuk mbeti njeri pa ardhur. Stafi e kishte të ndaluar të më influenconte.

Doga tha se ëndrra e tij është kthimi i Shqipërisë në qendër të kinematografisë.

Unë kam një ëndërr, kur vjen nga diaspora mund të duket pak old fashioned. Ëndrra është ta vëmë Shqipërinë në qendrën e hartës kinematografike botërore. Shqipëria ka talente pa fund. Nëse Shqipëria bëhet siç u bë Kroacia me filmin “Game of Thrones”, do të ishte ëndrra ime më e madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy