Lirohet piloti italian i avionit që ra në Ishëm, la 10 mijë euro garanci

Lirohet piloti italian i avionit që ra në Ishëm, la 10 mijë euro garanci

Pilotit italian, Guido Guidi, do t’i lejohet largimi nga Shqipëria duke i kthyer pasaportën, por duke vënë si garanci një shumë 10 mije euro.

Kjo është kërkesa e prokurorisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për pilotin italian i cili prej disa muajsh ndodhet në Shqipëri për të qenë në dispozicion të hetimeve.

70-vjeçari Guido Guidi bëri ulje të detyruar me avion në shtator të vitit të kaluar pranë grykëderdhjes së Ishmit në Durrës në një një pistë të improvizuar.

Organi i akuzës urdhëroi bllokimin e pasaportës se pilotit italian deri në përfundim të hetimeve pas dyshimeve për një trafik ndërkombëtar droge.

Ndërkohë organi i akuzës ka pranuar edhe kërkesën e kompanisë italiane për kthimin e avionit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy