Takimi Kurti-Vuçiç/ Shala zbulon: Asociacioni Plus me 4 komuna, propozimi i ri i SHBA-së

Takimi Kurti-Vuçiç/ Shala zbulon: Asociacioni Plus me 4 komuna, propozimi i ri i SHBA-së

Eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me takimin e zhvilluar në Davos mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit. Shala tha se në ditët e ardhshme pritet që takimit t’i bashkëngjitet Lajçak, dhe në fokus është plani franko-gjerman, ku në takim do të vendosen pikat orientuese të çështjes. Shala zbuloi se propozimi i ri i amerikanëve është “Asociacioni Plus”, ku përfshihen 4 komuna serbe, ndërsa 6 të tjera mbeten jashtë. Sipas Shalës Kurti do të jetë i detyruar ta zbatojë propozimin e tij, përndryshe SHBA do ta çojë përpara procesin pa qeverinë e Kosovës dhe mund të kemi kabinet teknik.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në nivel diplomatik, është arritur një takim i shkurtër mes kryeministrit Kurtit dhe Presidentit Vuçiç. Presidenti i Serbisë ka mbërritur rreth orës 11:00 në Davos, ndërkohë që Kurti ishte që nga dita e djeshme në Zvicër. Sipas gjasave këtij takimi do t’i bashkëngjitet në ditët në vijim, deri më 20 janar, Miroslav Lajçak. Do të arrihet që takimet të jenë të rregullta sepse është në fokus plani europian, apo siç quhet plani frank-gjerman. Sipas gjasave nga ky takim do orientohet diskursi dhe pikat orientuese si do të arrihet kjo çështje. Arsye pse s’dalin në media informacione të tilla, i referohen asaj që duhet ta mbajnë konfidenciale sepse në të dyja palët ka një presion të jashtëzakonshëm sa i përket arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo publikim i çfarëdo takimi të mundshëm, krijojnë tensione të brendshme duke i dhënë diskurs të gabuar marrëveshjes përfundimtare. Çështje të tjera janë që takimi është mbajtur kokë më kokë, mes Kurtit dhe Vuçiçit. Kemi një propozim interesant nga i dërguari special i DASH, Collet, ku propozoi një autonomi më të zgjeruar vetëqeverisëse për 4 komunat në pjesën veriore. Ishte një propozim i ri që mediat nuk e kapën. Propozimi franko-gjerman është i ideuar nga SHBA, por kanë lënë palën europiane që ta zbatojë. Amerikanët kanë një opsion të ri Asociacioni i Komunave Serbe Plus, që nënkupton që vetëm 4 komuna në pjesën veriore të jenë pjesë e tij, dhe 6 të tjera të mos jenë fare pjesë përbërëse. Sipas gjasa pika kyçe do të jetë që Asociacioni të jetë përbërëse e marrëveshjes përfundimtare. 

Bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA kanë qenë bukur të qartë që Asociacioni duhet të jetë në kuadër me Kushtetutën e Kosovës. Zgjidhja përfundimtare pritet të jetë Asociacioni Plus, ku do të jenë vetëm 4 komuna, ndërsa komunat e tjera serbe do të jenë pjesë e atyre të Kosovës. Do kemi dy Asociacione, një që është formuar nga 2004-ta, dhe tjetra do të formohet në javët në vijim. Kryeministri Kurti s’mund t’u ikë formimit të Asociacionit të Komunave Plus. Sepse nëse tërhiqet, SHBA do të iniciojnë një përgatitje të Asociacionin pa qeverinë e Kosovës, që do të thotë se Kurti do të shkarkohet nga detyra përmes presioneve dhe protestave. Ka në të dyja kampet presion të jashtëzakonshëm. Nëse qeverisa aktuale nuk lëviz, sipas gjasave do kemi qeverisje teknike. Te pala serbe ka sanksione në nivel ekonomik, në aspektin e gazit, naftës dhe tërheqja e investitorëve të mundshme. Sipas gjasave marsi do jetë data finale e arritjes së marrëveshjes finale. Nëse s’do kemi vendim në mars, çështja e dialogut do kthehet në pikën zero”.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy