Ligji për “administratorët”, i vlefshëm vetëm në letër. Koti: Faturë e veçantë për pagesën (VIDEO)

Ligji për “administratorët”, i vlefshëm vetëm në letër. Koti: Faturë e veçantë për pagesën (VIDEO)

Deri në vitin 2017 ligji për “Administrimin e Bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” nuk ka funksionuar. Përpos ndryshimeve që pësoi deri në vitin 2011, ai nuk gjeti përdorim të gjerë tek banesat në bashkëpronësi, pra tek ato banesa që kanë 2 ose më shumë pronarë. Menjëherë pas ardhjes në krye të Bashkisë së Tiranës të Erjon Veliaj, deklaroi se ky ligj do të ishte funksional dhe se shërbimet nga administratorët do të rriten. Ndërkohë 10 vite nga ky ligj problemet janë ndjeshëm prezente.

Për Tema TV, administratori Isidor Koti teksa ka listuar një sërë shërbimesh që ofrohen nga administratori si rregullim ashensori, pastrimi higjenik punësimi i një sanitareje, pohon se ky është një shërbim për të cilin duhet paguar. Të drejtë që e sanksionon edhe ligji në nenin 10 pika c ku thuhet qartë që duhet paguar. Zoti Koti thotë se ky mbetet një shqetësim serioz.

Për hir të së vërtetës, deri para 2 vjetësh, ky ligj kishte mbetur në letër dhe nuk është aplikuar në të gjitha detajet. Problemet kanë qenë të panumërta dhe vazhdojnë të jeën, përsa i përket mbarëvajtjes së bashkëpronësisë dhe bashkëjetesës në komunitet”.

Nga ana tjetër janë qytetarët ata që pohojnë se në disa raste janë të pakënaqur nga shërbimi pavarësisht se paguajnë tarifën prej 1 mijë letë të reja.

Për të eliminuar këtë fenomen Bashkia e Tiranës pati deklaruar se ky detyrim do të përfshihet tek fatura e ujit apo e dritave, ndërkohë për administratorin kjo nuk është zgjidhja e vetme, pasi për këtë shërbim duhet të ketë një tarifë të tretë.

Administratori duhet paguar. A paguajnë të gjithë? Ky është një problem që jo vetëm unë si administrator, port ë gjithë ne hasim vështirësi të mëdha në këtë drejtim. Ka të drejtë ligjore që ta çojë në gjykatë administrative çështjen dhe t’i merret me përmbarim familjarit ajo pagesë që nuk merret. Jam me idenë që të jetë një faturë më vete, siç janë librezat”, thotë Koti.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy