Si u zbuluan korrierët e heroinës në dhomën e tragetit (FOTO)

Si u zbuluan korrierët e heroinës në dhomën e tragetit (FOTO)

Për të trafikuar 2.3 kg heroine drejt Italisë, Laureta Lama, 38 vjeçe, kishte marrë me vete edhe dy fëmijët e saj. Ajo po udhëtonte së bashku më të dashurin drejt Italisë me tragetin e linjës Durrës-Bari.

Edhe Bashkim Hasani, 67 vjeç, u arrestua në flagrancë në dhomën e tragetit ku u gjet droga. Me drogën në valixhe, Lama i ka kaluar të gjitha kontrollet. Por një informacion i marrë në rruge operative ka ngjitur në dhomën e tyre efektivet e antidrogës dhe të policisë kufitare. Destinacioni i drogës ishte Bolonja. Lama dhe Hasani ishin korrierë.

“Tv Klan” mësoi se ata pranuan para policeve se këtë rrugë e kishin bërë edhe herë të tjera, ndërsa fillimisht u shprehen se po shkonin për një vizitë tek një e afërme e 38-vjeçare në Bolonja.

Policia shpalli në kërkim Erlin Çaushin, 29 vjec, nga Mezezi i Tiranës. Droga, sipas hetuesve, do të trafikohej për llogari të tij, ndërsa pritësi i saj nuk dihet ende. Pas ndalimit të korrierëve, policia ushtroi kontroll në shtëpinë e Çaushit në Tiranë ku gjeti këtë pistolete tip “Glok”, ndërsa 29-vjeçari ishte larguar.

Për armën pa leje policia e kryeqytetit arrestoi babain e tij, Kujtim Çaushi. Hetimet për të zbardhur rrjetin e këtij trafiku do të ndiqen nga prokuroria, e cila ka ngritur akuzat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy