"Listeria" tek pjepëri vret tre veta në Australi

"Listeria" tek pjepëri vret tre veta në Australi

Një person i tretë ka vdekur në Australi pasi konsumoi pjepër të infektuar me bakterin "listeri"  

15 persona të moshuar janë infektuar tashmë nga përhapja e këtij bakteri, i cili është i lidhur me rritjen e një pjepri në shtetin e New South Wales

Dy viktimat e para ishin nga New South Wales dhe viktima e tretë ishte nga shteti i Viktorias.

Të moshuarit, shtatzënat dhe fëmijët janë lajmëruar të shmangin konsumimin e pjeprit të prerë në feta.

Sipas BBC, 15 të diagnostikuarit me këtë infeksion kanë konsumuar pjepër para se të sëmureshin.  

"Njerëzit që janë delikatë ndaj bakterit të listerias nuk duhet të konsumojnë asnjë pjepër të blerë para 1 Marsit."-thotë Vicky Sheppeard, drejtoresha për sëmundjet ngjitëse në Autoritetin shëndetësor të New South Wales

Frutat e pjeprit janë tërhequr nga supermarketet në mbarë Australinë, sapo shpërtheu sëmundja në Janar.

Listeria bakteret në një pjatë petri

Çfarë është bakteri "listeria"? Si mund të merret ai?

Ai mund të merret nga ushqimet që e përmbajnë, apo kontakti  shumë i ngushtë me kafshët e fermës.

Rastet zakonisht përfshijnë konsumimin e qumshtit të pa pasterizuar apo produkte të tjera të bulmetit.

Ushqimet e konservuara, përfshirë edhe sanduiçët

Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, simptoma të gripit dhe ftohjes, të vjella dhe diarre.

Shumë nga të infektuarit mund të mos shfaqin simptoma, por të moshuarit dhe të vegjlit janë shumë të predispozuar për t'u infektuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy