Macron kryeson sondazhet, lë pas kandidatët e tjerë të së djathtës

Macron kryeson sondazhet, lë pas kandidatët e tjerë të së djathtës

Katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Francë, Emmanuel Macron vijon të jetë ende më i pëlqyeri nga francezët.

Ai do të merrte 26% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve nëse votimi do të mbahej sot.

Sipas një sondazhi të ri të publikuar në gazetën “Les Echos”, Macron rezulton se ka një epërsi të lehtë kundër kandidatëve të tjerë.

Presidenti aktual lë pas kandidatet e së djathtës Valérie Pécresse dhe Marine Le Pen, të dyja me nga 16%.

Polemisti Eric Zemmour, gjithashtu nga e djathta ekstreme, ka 13% të votave.

Kriza shëndetësore, pandemia, po e komplikon ndjeshëm fushatën elektorale.

Megjithëse një fitore e Macron mund të mbetet rezultati më i mundshëm i këtyre zgjedhjeve presidenciale, ka ende skenarë negativ që mund të bëjnë që ai mund të humbasë Pallatin e Elysee.

Ndër këto skenarë analistët përmendin situatën pandemike në vend, kundërpërgjigjia e së majtës dhe popullariteti i kandidates Valérie Pécresse. Raundi i parë zgjedhjeve presidenciale në Francë do mbahet më 10 Prill dhe i dyti më 24 Prill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy