Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se Rusia është detyruar të tërhiqet nga shumë territore dhe se me mbështjen që vendet evropiane i kanë dhënë Ukrainës, ky vend do ta fitojë luftën.
Në një fjalim në Parlamentit Evropian, Marin tha se vendet evropiane i janë përgjigjur agresionit rus me sanksione.
Edhe në orën më të errët ka shpresë. Me mbështetjen tonë Ukraina do ta fitojë luftën, nuk ka alternativë. Në zemrat tona, ukrainasit tashmë kanë fituar. Ata janë të guximshëm dhe nuk dorëzohen. Rusia tani është e detyruar të tërhiqet nga shumë territore dhe së bashku ne i jemi përgjigjur agresionit rus me sanksione dhe duke i ofruar Ukrainës mbështetje ushtarake dhe financiare”.



