Çipi: Censura Online po bëhet më e tmerrshme se sa koha e Enverit! Jam goditur

Çipi: Censura Online po bëhet më e tmerrshme se sa koha e Enverit! Jam goditur

Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se sot censura në platformat online po bëhet edhe më e tmerrshme se sa në kohën e diktatorit Hoxha.

Çipi pretendon se i janë hequr video nga Facebook apo YouTube vetëm për shkak të argumenteve apo qëndrimeve që ai ka mbajtur.

Më ka ndodhur shpesh. Kam kohë që mendoj se me ndihmën e një juristi të bëj një format autorizimi, kudo që shkoj në një TV për herë të parë, t’u them firmose dhe vulose këtë, që të flas në format apo intervistë. Kjo është censura moderne që aplikojnë sot rrjetet e mëdha sociale, që janë monopol, përmes martesës që ka bërë Acromax me mediat shqiptare. Acromax-i është një kompani që është e specializuar në ruajtjen e të drejtave të autorit për videos. Me urdhër të Fugës godet ata persona që duhen goditur dhe ua heqin videot, u bllokohen llogaritë. Është shumë selektive në atë që bën. Kjo ndodh sepse argumenti yt nuk i pëlqen qeverisë. Gjatë Covid-it të gjitha videot e mia goditeshin vetëm me pretendimin e të drejtës së autorit. Unë u shkruaja, unë jam personi që shfaqem në video, unë nuk jam paguar për këtë intervistë, s’kam firmosur për kalimin e të drejtave të autorit të imazhit te TV. Unë s’jam goditur vetëm në videot e Covid-it, meqë hymë në kapitullin e censurës online. Sot kam marrë mesazhin që më kanë futur në censurë video të 2020-ës, që tregon se profili im kalon në lupë. JOQ u zhduk farë nga tregu. E kanë filluar nga e para. Censura po bëhet më e tmerrshme se sa koha e Enverit. Po bëhet nami me censurën online”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy