Treni i linjës Athinë-Selanik përplaset me banesën e shqiptarëve

Treni i linjës Athinë-Selanik përplaset me banesën e shqiptarëve

Kanë shpëtuar për mrekulli dy emigrantë shqiptarë, kur dy vagona të trenit që doli nga shinat në afërsi të Selanikut u përplasën në banesën e tyre.

Për fat, vagonat më përpara përshkuan një godinë të ndërmarrjes së hekuruadhave, dhe kjo ua preu hovin.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, të dy shqiptarët ndodheshin në shtëpi në momentin e aksidentit.

“I hutuar dhe me frikën të pikturuar në fytyrë, njeri prej dy të mbijetuarve deklaroi më pas se ai u tmerrua nga përplasja e vagonave me banesën dhe nga frika kërceu jashtë shtëpisë”, shkruan agjencia greke.

Treni ekspres i linjës Athinë-Selanik me 70 pasagjerë, doli nga shinat për arsye që ende nuk dihen. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës, në vendin e quajtur Adedros, në afërsi të Selanikut.

Ndërmarrja e hekurudhave njoftoi paraditen e të dielës se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur dhe tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. / ORA /

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy