
“Një klithmë patetike” i ka cilësuar kryediplomati rus Sergei Lavrov akuzat për bombardim të maternitetin dhe spitalit të fëmijëve, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media.
Lavrov thotë se “nuk është hera e parë që shohim protesta patetike në lidhje me të ashtuquajturat mizori të kryera nga ushtria ruse”. Ministri i Jashtëm tha se delegacioni rus i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së tre ditë më parë se spitali ishte marrë nga radikalët ukrainas dhe të gjitha nënat dhe infermieret u përzunë nga atje.
Ai thotë se opinioni publik po manipulohet në mbarë botën. Lavrov i përshkruan raportet në kanalet e mediave perëndimore si “shumë emocionale” dhe thotë se ana tjetër e situatës nuk po merret parasysh.



