Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një doganier të pikës kufitare të Kakavijës për korrupsion.
Sipas policisë doganieri Mehmet Shehu i ka marrë me presion 100 euro një 52 vjeçari duke mos i kryer procedurat doganore. Arrestimi i tij ka ardhur pas kallëzimit në polici të 52 vjecarit.
