Raperi amerikan A$AP Rocky në paraburgim në Suedi

Raperi amerikan A$AP Rocky në paraburgim në Suedi

Prokuroria suedeze vazhdon ta mbajë të arrestuar raperin amerikan A$AP Rocky prej gjashtë ditësh në një hetim që po bëhet për përleshje në rrugë në Stokholm. Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka planifikuar të komunikojë me kryeministrin e Suedisë për çështjen në fjalë.

Gjykata e rrethit ka rënë dakord me kërkesën e prokurorëve për më shumë kohë për hetimin mbi sulmin e raperit 30-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers.

"Gjykata vendosi që artisti do të mbetet në paraburgim deri më 25 korrik për shkak të rrezikut të fluturimit. Kjo na jep kohë për të përfunduar hetimin", tha në një deklaratë prokurori përgjegjës për rastin,Daniel Suneson”.

Avokati i artistit, Sllobodan Joviçiç, tha se vendimi ishte siç pritej, por i padrejtë dhe se A$AP Rocky është i pafajshëm.

"Ai (Mayers) beson është sulmuar dhe ka vepruar në vetëmbrojtje", u tha Jovicic gazetarëve.

Ndalimi i Mayers ka ngjallur vëmendje të gjerë duke përfshirë Trump dhe zonjën e parë të SHBA-së, Melania Trump. Më shumë se 600 000 njerëz kanë nënshkruar një peticion online për lirimin e tij, ndërsa artistët e tjerë kanë shprehur mbështetjen e tyre. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy