Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Libofshë.
Burime bëjnë me dije se një motomjet është përplasur nga një makinë tip “ Opel” dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta.



