Gazetari Sokol Bregu duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, thotë se policia e ka pasur të pamundur të fshihte një ngjarje të tillë.
Bregu theksoi përgjegjësinë që kanë dëshmitarët në vendngjarje të cilët nuk kanë thënë të vërtetën. Gazetari shtoi se nëse do të kishte një manipulim nga efektivët s’do të ishin arrestuar personat e tjerë në vendngjarje.
“Familjarët, të nxitur edhe nga historitë e mediave, duhet të kenë bërë kallëzim. Gjithë shqetësimi i madh është u fsheh, apo jo, ndërkohë që policia ishte në vendngjarje. Nuk mundesh të fshehësh një ngjarje, pasi fjalën e fundit e jep mjeku dhe eksperti ligjor. Unë do sulmoja shoqërinë. Në momentin e parë policia është e detyruar të marrë kallëzime, dhe ata s’kanë treguar asgjë. Policia ka marrë fjalët e tyre, dhe ka dalë që mund të jetë një rrëshqitje. E gjithë ideja është lidhja shoqërore e autorit me një person që ka drejtuar disa sektorë në qytetin e Pogradecit, dhe që duhet të jetë në postet politike të PS në Pogradec. Por kjo s’ka lidhje fare. Si mund të ketë një fshehje të tillë? Duhet të fshehësh kamerat, të mbash 5 personat që mos shprehen kurrë, të korruptosh mjekun ligjor që të thotë vdiq nga rënia! Nëse është fshehur apo jo, s’të fal AMP-ja. Po ta ishte fshehje do ishte polici më idiot në botë. Mund të fshihet diçka që ka ndodhur natën, jo diçka që ka ndodhur pasdite. Po ta manipulonte ndryshe do shkonte në burg. Po të ishte lehtësim s’do arrestohej autori. Unë dua të ndaj shqetësimin e opinionit dhe familjarëve që të bëhet drejtësi. Akuza që u ngrit ishte ‘vrasje me dashje’, ndërkohë që kjo mund të jetë edhe ‘vrasje nga pakujdesia’. Se s’ka njeri në botë që niset të vrasë dikë me grusht. Ajo vrasje me dashje do mbetet, sepse ti e mendon, që në një moment të rënies…Ku e gjejmë të drejtën e akuzës ndaj policisë që e manipuloi?! Policia e arrestoi. Nëse do të kishim një manipulim s’do arrestoheshin këta persona. Se po të kishte manipulim, policia do manipulonte dëshmitarët. Duhet dëmshpërblim dhe pranim të procedimeve civile për dëmshpërblimin e historisë”.



