Zgjedhjet e 25 prillit/ Kim-partive politike: Kontrolloni kandidatët tuaj, mos promovoni korrupsionin

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kim-partive politike: Kontrolloni kandidatët tuaj, mos promovoni korrupsionin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka përsëritur sot mesazhin e saj për krerët e partive politike në vend, për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo risjellë në kujtesë një mesazh të muajve më parë, ku iu bën thirrje atyre të mos promovojnë korrupsionin.

Kim shkruan qartë një mesazh për të gjithë krerët e partive, të cilëve u përcjell fjalët e Tony Blinken, sekretarit të ri të shtetit amerikan, i cili ka folur ashpër lidhur me luftën ndaj korrupsionit.

Në paralajmërimin e saj, ambasadorja i kërkon të gjithë krerëve të partive që të kontrollojnë ‘background-in’, e personave që do të kandidojnë për deputetë, në mënyrë që të jenë figura të pastra.

 “Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”,”-shkruan Kim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy