Protesta te "Astiri", reagon për herë të parë Rama: U deshën 15 vite që të protestonin

Protesta te "Astiri", reagon për herë të parë Rama: U deshën 15 vite që të protestonin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestën në zonën e Astirit në kryeqytet që vijon prej mëse dy javësh, ku qindra banorëve do t’u shemben shtëpitë për shkak të projektit për Unazën e Re.

Përmes një postimi në rrjetin social, "Twitter", kryeministri Edi Rama paralajmëron se do të japë shpjegime në Kuvend për prishjet e banesave në kër zonë.

Kreu i qeverisë, shkruan se qysh nga koha e prishjes së ndërtimeve të shumta në parkun “Rinia" në qendër të kryeqytetit, u deshëm 15 vite që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje.

“E dini pse” pyet kryeministri, i cili paralajmëron se qëndrimin e tij të plotë dhe shterues për çështjen e protestave tek ‘Astiri” do ta japë të enjten në sallën e parlamentit.

 “Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse?! Kjo s’thuhet me një tëeet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit”,shkruan kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy