
Një grup minatorësh po protestojnë sot para Parlamentit.
Minatorët kërkojnë miratimin e statusit, në një kohë që projektligji që ata kundërshtojnë pritet të miratohet sot në Parlament.
Prej disa ditësh, një grup minatorësh kanë protestuar rregullisht para Kryeministrisë, duke kërkuar pagesë më dinjitoze.
Ata e konsiderojnë të pamjaftueshme rritjen e pensionit me 1% për çdo vit pune dhe shtojnë se kjo favorizon ata që marrin pension minatori pa të drejtë.
Minatorët kanë kërkuar pastrimin e skemës nga përfituesit pa të drejtë.
Ndërkohë, sipas projektligjit të hartuar nga qeveria, nga skema e re përfitojnë 25 500 punonjës minatorë, naftëtarë dhe metalurgë. Kostoja e saj në buxhetin e shtetit është 15 milionë dollarë në vit.



