
Ne do të shkojmë drejt një ndërprerjeje totale të furnizimit me gaz nga Rusia.
Kështu deklaroi ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, i cili shpjegon se beson se ndërprerja totale e furnizimeve me gaz nga Rusia është skenari më i mundshëm në të ardhmen.
Në Europë duhet të përgatitemi për një skenar të tillë.
Ndërkohë, nga e hëna e 11 korrikut dhe deri më 21 korrik Gazprom njoftoi ndalimin e përkohshëm të furnizimit me energji nga gazsjellësi Nord Stream 1, një fakt që sipas kompanisë ruse bëhet prej mirëmbajtjes.
Në këtë drejtim, presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit Gjerman, Klaus Muller, tha se mirëmbajtja rutinë e tubacionit mund të kthehet në mirëmbajtje të politikave që do të zgjasë më gjatë.
Nëse rrjedha e gazit nga Rusia ndalet për një kohë të gjatë, atëherë do të duhet të flasim seriozisht për kursimin në konsumin e energjisë.



