Gjoni: Java mbyllet me reshje, gjendja kritike kaloi. Intensitet i shtuar në katër qarqe (VIDEO)

Gjoni: Java mbyllet me reshje, gjendja kritike kaloi. Intensitet i shtuar në katër qarqe (VIDEO)

Përfaqësuesja e Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni, për situatën meteorologjike thotë se këto dy ditë presim reshje të dobëta për shkak të uljes së intensitetit të reshjeve dhe përmirësimit të situatës.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, ajo deklaroi se kemi kalim të gjendjes kritike të përmbytjeve dhe në dy ditët në vijim, pritet që mos të ketë rrezik nga përmbytjet.

Masa e ftohtë që vjen nga Arktiku ndodhet në pjesën veriore të Europës, pjesa jugore është e përfshirë nga një masë ngrohtë, se temperaturat e ditëve të fundit kanë qenë të ngrohta.

Ndërkohë gjithë java do të jetë e shoqëruar nga reshje shiu. Do kemi reshje të dobëta që nuk presim problematika.

Nga e mërkura e enjtja, reshjet do të shtohen me intensitet mesatar, por do përditësohet ditë për ditë me buletine dhe e dërgojmë në institucionet përkatëse.

Temperaturat për ditën e nesërme do jenë në bregdet 10-15 gradë, në vendet e ulëta 11-14 dhe në zonat malore 5-9 gradë.

Kjo javë do mbyllet me reshje, sasia më e madhe e reshjeve do jetë në veri të vendit, qarqet më problematika janë Shkodra dhe Lezha, në jug, Gjirokastra dhe Vlora.

Lidhur me parashikimin se si do të jetë moti në natën e ndërrimit të viteve, Gjoni tha se në javët në vijim pritet alternim reshje shiu me dëborë, por se parashikimi më i saktë do të jepet në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy