Berluskoni: Kandidoj në zgjedhjet europiane, në Bruksel u mungon gjykimi i thellë për botën (VIDEO)

Berluskoni: Kandidoj në zgjedhjet europiane, në Bruksel u mungon gjykimi i thellë për botën (VIDEO)

Në moshën 82 vjeç, me një parti që nuk rezultoi me ndonjë mbështetje të madhe në zgjedhjet e fundit dhe katër mandate kryeministrore plot skandale, Silvio Berluskoni e ndien ende nevojën për adrenalinën e fushatës. Paraditen e sotme, ai ka zbuluar planet për të kandiduar në zgjedhjet europiane.

“Në këtë moshë që kam sot, kam vendosur, për shkak të sensit të përgjegjësisë, të shkoj në Europë, ku mungon gjykimi i thellë për botën”, është shprehur ai.

Berluskoni dhe partia e tij Forza Italia nuk u bënë dot pjesë e koalicionit qeverisës vitin e kaluar, pasi Lëvizja 5 Yjet e kushtëzoi hyrjen e saj në aleancë me mospraninë e tij. Forza Italia ka një aleancë në disa rajone me Legën e Salvinit në nivel pushteti vendor.

"Jam në terren për të ndaluar këtë qeveri, si në vitin 1994 kur vendosa të ndaloj komunistët", tha sot ai gjatë një takimi në Cagliari. "Unë mendoj se kjo qeveri duhet ndryshuar, sepse njëra pjesë e saj, Lëvizja 5 Yjet, përbëhet nga njerëz që nuk kanë as përvojën, as përgatitjen e duhur. Ata janë si ata zotërinjtë komunistë në vitin 1994, por për më tepër kanë një defekt serioz: nuk shoh asnjë prej tyre tek i cili mund të kem besim”.

Kandidimi i Berluskonit nuk është i papritur, pasi kohët e fundit është folur shpesh për kandidimin e femrave të partisë së tij në zgjedhjet europiane (Carfagna në Jug, Gelmini në veriperëndim, Bernini në verilindje dhe në qendër Tajani). Por skema fillestare hipotetike për të ringjallur fatin e partisë së tij anashkalohet me kandidaturën e ish-kryeministrit.

Prandaj, Berluskoni synon Strasburgun, në mënyrë që të mund të luajë një rol kryesor evropian. Me një rol strategjik për të marrë përsipër në PPE, e cila ndër të tjera duhet të ndërveprojë me koalicionin e sovranistëve që ka ndërmend të formojë Salvini, plani për një marrëveshje (si ajo e rajonale) me Legën e Salvinit për të dëmtuar Lëvizjen 5 yjet, duket se ka pak shanse jashtë kufijve të Italisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy