Partia socialiste feston sot 25-vjetorin e themelimit. Festa orgznizohet sonte në orën 19:30 dhe atje janë ftuar rreth 2000 persona ndër të cilët edhe ish-kryetari Fatos Nano. Ky i fundit nuk e ka konfirmuar ende nëse do të jetë në këtë festë, ndërsa kryetari i LSI-së Ilir Meta, i ka thenë jo ftesës së socialistëve pasi niset për një vizitë në Mal të Zi.
Rama e ka cilësuar këtë moment të festimeve të 25-vjetorit si dita e reflektimit mbi historinë e kësaj partie.



