Ukraina kërcënon Rusinë me sulm në termocentralin bërthamor të Kursk

Ukraina kërcënon Rusinë me sulm në termocentralin bërthamor të Kursk

Forcat ushtarake ruse tashmë kanë një tjetër përparësi. Të ngadalësojnë ofensivën ukrainase, trupat e së cilës janë vendosur në rajonin e Kurskut prej pesë ditësh.

Dëmi i ushtrisë ukrainase në territorin rus tashmë është i konsiderueshëm. Një kolonë prej pesëmbëdhjetë kamionësh me ushtarë u shkatërrua brenda pak minutash ndërsa udhëtonte gjatë natës.

Videot tregojnë automjete të djegura dhe grumbuj kufomash, duke dyshuar për të paktën dyqind të vdekur dhe të plagosur. Kjo ishte një nga pritat më të përgjakshme të gjithë konfliktit.

Rusët pretendojnë se është vepër e raketave amerikane Himars, edhe pse Uashingtoni nuk lejon përdorimin e armëve të tij me rreze të gjatë përtej kufirit.

Shqetësimi më i madh ka të bëjë me termocentralin bërthamor të Kurskut. Pasditen e djeshme ka pasur një shpërthim  dhe pak më pas është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë zonën.

Për të ndaluar përforcimet që vazhdojnë të kalojnë kufirin, forcat ajrore ruse kanë nisur të bombardojnë distriktin ukrainas të Sumy, ku ndodhen bazat e sulmit.

Që nga e mërkura, Moska ka thirrur në ndihmë njësitë nga fronti i Kharkiv, më i afërti, të cilave po u bashkohen brigada të vendosura në kryeqytet ose në Shën Petersburg.

Me përparimin në Kursk, qeveria Zelensky sipas mediave ndërkombëtare po synon të rrisë presionin për të uluru Kremlinin në tryezën e negociatave.

Myhailo Podolyak, një nga këshilltarët e presidentit, e bëri të qartë se Rusia ka filluar të kuptojë se lufta po vjen ngadalë në territorin e saj.

Më 9 gusht, Rusia e ka shpallur situatën në rajonin e Kursk si emergjencë të “nivelit federal”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy