Përballë luftës që po ndodh në Izrael, se sa i ka përmbushur Shqipëria detyrimet buxhetore ndaj NATO-s, eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu thotë se kontributi i Shqipërisë është simbolik dhe se përmbushja e detyrimit prej 2% të PBB, për herë të parë është realizuar nga qeveria e Partisë Demokratike.
Duke folur për MCN Live ai tha se në vazhdim kontributi është ulur brenda kufirit në nivelin 2% të PBB që sipas tij plotësimi nuk është një rritje kritike që krijon probleme në këndvështrimin buxhetor.
Shehu deklaroi se nëse jemi të sigurtë apo të përgatitur për këtë situatë, ky kontribut që ne japim në NATO e shumëfishon rolin me aftësinë dhe kapacitetet që ka NATO dhe është fat për Shqipërinë që është anëtare e kësaj aleance.
Përveç faktit që duhet të përmbushim atë detyrim duhet të marrim mbrapsht të gjithë përfitimet në rastet e krizës dhe luftërave.
Shfrytëzohen momentet dhe kanë më shumë mbas faktorë politikë se shkaqe të qenësishme për vazhdimin e luftës.
Vërtetë situata është e turbullt kërkon zhvendosje të vëmendjes nga aspektet ekonomike, por Shqipëria është akoma mbrapa në menaxhimin e situatave normale dhe këto situata duhen konsideruar dhe janë rreziqe që ndoshta duhen rikonsideruar për të kujtuar qeverinë që s’je e aftë në situata normale dhe po sikur të ndodhë lufta, çfarë situate do kemi.
Në Shqipëri duhet të krijohen dhe forcohen institucionet.
Ne mund të kemi ushtri formale, por jemi anëtarë të një aleance më të fuqishme në botë dhe duhet të përmbushim detyrimin dhe përmbushja e detyrimit nuk ka ndonjë impakt të madh në ekonominë shqiptare.
Gjithë buxheti i Shqipërisë është dron, s’ke një vepër të mirëfilltë infrastrukturore, mungon klima e biznesit dhe përgjegjësia e qeverisjes.



